Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku për vrasjen e 20-vjeçarit në Tiranë, Stiven Toshkëzi tha se deri në çfarë pike kanë arritur hetimet, ai tha se janë drejt përfundimit.
“Hetimet janë drejt përfundimit, edhe personi në kërkim shumë shpejt do të vihet në prangat e Policisë.”, tha ai.
Ndërsa për zhdukjen e dy 46-vjeçarëve në Sarandë, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit alias Krasniqi ai tha se hetimet janë në rrugën e duhur.
“Do të flasim me fakte dhe prova, jemi në rrugën e mbarë të dokumentimit edhe të asaj ngjarje.”, tha ai