-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE për Marrëveshjen e Ohrit: Secila palë duhet të jap diçka për të marrë diçka

Kryesoret

Bashkimi Evropian thotë se të gjitha nenet e marrëveshjes së Ohrit duhet të zbatohet, referuar votës se Serbisë kundër Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Vëmë re se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës votoi dje pro dërgimit të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Asamblenë e saj Parlamentare (APKE).

Këtë e vendosin anëtarët e Këshillit të Evropës. Në Dialogun Beograd-Prishtinë, BE-ja pret që të gjitha nenet e Marrëveshjes të zbatohen në mënyrë të përshtatshme, në mirëbesim dhe në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri – për të cilën palët ranë dakord në aneksin e zbatimit në Ohër”.

Zëdhënësja e BE-së, Zoi Muletier, i tha RTV21 se secila palë duhet të jap diçka për të marrë diçka. “BE-ja si Lehtësues i Dialogut të Beogradit në Prishtinë është plotësisht i vetëdijshëm për ndjeshmëritë dhe kompleksitetet politike që lidhen me procesin e zbatimit, dhe për këtë arsye ne u kemi paraqitur një propozim palëve për një qasje hap pas hapi në fazën e zbatimit të t’i ndihmojë ata të zbatojnë detyrimet e tyre.

Ajo ndjek një logjikë të thjeshtë që secila palë duhet të bëjë diçka për të marrë diçka. Kjo është e vetmja mënyrë realiste për t’i bërë gjërat dhe ofron një ekuilibër dhe garanci”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit