-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bëhu burrë i vërtetë”/ Ushtria fillon një fushatë të re rekrutimi!

Kryesoret

Një video e re dhe e sofistikuar që ka tërhequr shumë klikime në platformat e mediave sociale ruse tregon një shofer taksie, një roje sigurie dhe një trajner palestre.

“Vërtet për të qenë një mbrojtës i tillë ke ëndërruar?” thuhet në tekstin që shoqëron pamjet e publikuara nga ministria ruse e mbrojtjes.

Videoja me muzikë dramatike, më pas paraqet burra të armatosur me pajisje luftarake duke ecur nëpër një fushë beteje në mjegull të dendur.

“Ti je një burrë i vërtetë! Bëhu një burrë i vërtetë!”, thuhet në reklamë, duke inkurajuar rusët të nënshkruajnë një kontratë pune me ministrinë e mbrojtjes.

Moska ka nisur një fushatë agresive rekrutimi ushtarak me video dhe reklama ndërsa Kievi po përgatitet për një kundërofensivë në Ukrainën lindore.

“Puna jonë është të mbrojmë atdheun”, shkruhet në një nga tabelat e vendosura në kryeqytet, ku shfaqen tre ushtarë nën një qiell të madh blu.

“Një punë e nderuar dhe një rrogë e mirë”, thuhet në një tjetër slogan. Shtatorin e kaluar, Presidenti Vladimir Putin shpalli një mobilizim ushtarak “të pjesshëm”, i pari i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, që tronditi të gjithë vendin dhe nxiti largimin e dhjetëra mijëra njerëzve.

Për të shmangur shpalljen e një raundi të dytë mobilizimi të detyrueshëm, Moska ka vendosur të fillojë një fushatë masive reklamash, duke shpresuar se mund joshë rusët me stimuj financiarë. /VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit