-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Si je Ardian?”/ Kush e mësoi vrasësin portugez që të fliste shqip?

Kryesoret

Grupin hetimor e ka çuar në gjurmët e vrasësve e dashura e Edmond Haxhisë, i cili sipas policisë është organizatori i atentatit që i mori jetën Ardian Nikulajt. Vajza ka treguar se motorin që u përdor në vrasje e ka blerë vetë ajo dhe më pas e ka parë në shtëpinë e Haxhisë. Në momentin e ekzekutimit, killeri e ka përshëndetur shënjestrën me fjalët “Si je Ardian?”.

Por kush e mësoi? E dashura e organizatorit nga Zejmeni ka rrëfyer se portugezi që kishte ardhur në Shqipëri në shkurt banorët e zonës i përshëndeste në shqip, por me Haxhinë komunikonte në anglisht. Ajo tha rrëfyer më tej e ka çuar portugezin me makinë në Shëngjin.

Pas vrasjes, Edmond Haxhia dhe Harry Simson, kanë udhëtuar drejt Londrës po atë ditë. Atentatori Ruben Saraiva dhe britanikët e tjerë janë larguar nga Kapshtica, një ditë më pas. Dyshohet se ata janë ende në Greqi, shtet me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Vrasja e Ardian Nikulajt është kryer për gjakmarrje. Prej 23 vitesh ai ka pasur hasmëri me fisin Lekstakaj. Përplasja nisi për 10 mijë lekë për blerjen e karburanti dhe përfundoi me bilanc tragjik me disa të vrarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit