-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen katër të dyshuar për vrasjen e mafiozit grek Jorgos Moskouris

Kryesoret

Policia greke ka arrestuar katër persona për përfshirje në vrasjen e Jorgos Moskouris, i njohur me nofkën “Thamnakia”, atentat i ndodhur më 24 prill 2025 në Halandri, Athinë. Mes të arrestuarve janë dy shtetas shqiptarë dhe dy grekë, të cilët dyshohet se kanë ofruar mbështetje logjistike për ekzekutorët e vrasjes.

Hetimet zbuluan se autorët kryesorë të atentatit mbeten ende në arrati dhe janë në kërkim nga policia. Vrasja e Moskouris lidhet me përplasje për kontrollin e kontrabandës së duhanit dhe aktivitete të tjera kriminale në zonë. Autoritetet greke njoftojnë se ekzekutimi u krye me profesionalizëm të lartë dhe ngjason me skemat e përdorura nga grupet kriminale të Europës Lindore në ngjarje të mëparshme mafioze.

Policia vijon hetimet për të identifikuar dhe ndaluar autorët e arratisur, si dhe për të zbardhur të gjitha lidhjet e mundshme të grupit me aktivitetet kriminale në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit