Autoritet greke kanë shpallur në kërkim në 39-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për “vrasje e mbetur në tentativë”.
Ai u ndalua nga policia greke pasi po transportuar 4 emigrantë të paligjshëm dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë pasi ka vënë në rrezik jetën e një efektivi i cili po mundohej ta ndalonte nga arratisja.
Mediat greke shkruajnë se efektivët ndaluan dy automjete të cilat po drejtoheshin nga dy shqiptarë, ku brenda ishin emigrantë.
Për t’u shpëtuar efektivëve, njeri nga shoferët ka lenë në mes të rrugës emigrantët dhe ka tentuar të largohej.
39-vjeçarit i ka dalë para një polic për ta ndaluar po ka mundur të largohet pasi ka vënë në rrezik jetën e efektivit.
Pas arratisë, shqiptari ka braktisur makinën në zonë e Eleuzës. Gjatë kontrollit fizik të policisë, brenda në makinë janë gjetur dhe sekuestruar 3470 euro, 21100 lekë shqiptare, 120 celularë, sasi kokaine dhe 7 pilula droge.