-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

2023, kosto vjetore e jetesës është rritur me 9.4% për familjet e varfra shqiptare!

Kryesoret

Kosto e jetesës në vendin tonë dhe sidomos për të varfrit është rritur më shumë se sa tregon inflacioni analizoi Banka Botërore në një studim për Vendet e rajonit të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore (Rajoni ECA). Në vitin 2023 Indeksi i Kostos së Jetesës për familjet e varfra u rrit me 9.4 për qind në Shqipëri.

Të dhënat e Bankës tregojnë se këtë vit varfëria relative me 6,7 USD në ditë përfshin më shumë se 23 për qind e popullsisë. Për gati një të katërtën e vendit që jeton në varfri kosto e jetesës pas nisjes së luftës në Ukrainë është rritur ndjeshëm.

Për rastin e Shqipërisë rritja ka qenë më e lartë për të varfrit në raport me shtresën e mesme dhe atë të pasur. Kostot mesatare të jetesës në Shqipëri u rritën me 8.8 % në fillim të vitit 2023. Për shtresën e mesme kostot u shtuan me 8.9 për qind dhe për të pasurit vetëm me 7,8%, por për të varfrit rritja ishte me 1.6 pikë për qind më e lartë se për të pasurit.

Kostot e jetesës u vështirësuan kryesisht pas nisjes së luftës në Ukrainë. Më të varfrit dhe kryesisht ato që jetojnë në zona rurale u ndikuan më shumë. Ky trend ishte i dukshëm në shumicën e vendeve të Europës dhe Azisë, me përjashtim te Bjellorusisë, ku familjet më të pasura përjetuan inflacion më të lartë se familjet e varfra.

Diferenca mesatare në normat e inflacionit ndërmjet familjeve më të varfra dhe më të pasura janë më të padukshme në vendet e zhvilluara të BE-së se sa në vendet në zhvillim. Kjo tregon se fenomeni i pabarazisë në vendet në zhvillim po bëhet gjithnjë e më i mprehtë./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit