-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ishmi një zonë turistike”, Igli Cara: Mungesa e investimeve në raport jo të drejtë me të ardhurat

Kryesoret

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara për mes një postimi në Facebook ka ndarë momente nga takimi i zhvilluar me banorët e Ishmit.

Cara në postimin e publikuar ka shkruar se Ishmi ka qenë zona e parë ku është ngritur shkolla e parë shqipe në Durrës dhe sot nuk ka asnjë gjurmë nga rindërtimi i objektit arsimor.

Sipas tij në Ishëm nuk mungon vetëm shkolla por edhe infrastruktura, furnizimi dhe ujë të pijshëm dhe ndriçimi i zonës.

Postimi i Carës:

Një takim me banorët e Ishmit, aty ku pak vite më parë ngrihej shkolla e parë shqipe në Durrës, që hapi dyert në 5 prill të vitit 1913.

Asnjë gjurmë nga Rindërtimi i këtij objekti arsimor i një rëndësie të veçantë, që do të duhej të kishte një vëmendje të shtuar nga Bashkia e Durrësit.

Ishmi është një zonë turistike, ku mungon, jo vetëm shkolla, por dhe infrastruktura, furnizimi periodik me ujë, ndriçimi.

Mungesa e investimeve nuk është në raport të drejtë me të ardhurat që kjo njësi administrative gjeneron.

Në 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin! Qyteti je ti!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit