-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lulëzon kanabisi në Krujë! Asgjësohet një tjetër serë

Kryesoret

Një serë rreth 520 fidanë narkotikë kanabisi, të gatshëm për t’u mbjellë është zbuluar këtë të premte në Krujë. Policia njofton se gjatë kontrolleve për evidentimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në fshatin Brret të Krujës është gjetur sasia e lëndës narkotike në fazë fillestare.

Skuadrat policore, të ngritura në kuadër të këtij plani operacional, zbuluan në një territor të fshatit Brret, Krujë, një serë të improvizuar, brenda së cilës u gjetën rreth 520 fidanë të dyshuar narkotikë kanabisi, të gatshëm për t’u mbjellë në tokë, me qëllim kultivimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Fidanët e dyshuar narkotikë u asgjësuan me anë të djegies. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës për mbjelljen e lëndës narkotike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit