-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksportuesit letër qeverisë: Euro po na falimenton

Kryesoret

Shoqatat e eksportuesve deklarojnë se forcimi i pandalshëm i lekut ndaj euros është duke vënë në vështirësi serioze të gjitha bizneset që punojnë për eksport. Shoqatat e eksportuesve kërkojnë nga qeveria dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ndërhyrje.

Rënia e euros ndaj lekut në nivelet më të ulëta historike ka dëmtuar dhe vazhdon të dëmtojë rëndë një pjesë të subjekteve të biznesit, gjë e cila shoqërohet me impakte shumë negative në ekonominë e vendit. Ky fenomen nuk mund të lihet në rënie të lirë” shkruhet në letrën e firmosur nga 7 shoqata përfaqësuese të eksportuesve.

Për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zhvlerësimi i monedhës europiane lidhet me tre faktorë të tjerë.

Zhvlerësimi i euros dhe forcimi i lekut është i lidhur me hyrjet e të ardhurave që kemi pasur gjatë këtij viti. Po ashtu, investimet e huaja direkte janë rritur në neto dhe kjo ka qenë një tjetër arsye. Flukset hyrëse kanë qenë në rritje nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja”, u shpreh Ibrahimaj.

Por Jorida Tabaku ka dy arsye të tjera. “Rekordi i zhvlerësimit të euros është si pasojë e pazarit politik me blerje votash dhe paranë e pistë që kontribuon sot sa tek betoni por më shumë tek fushata” shkruan deputetja demokrate.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit