-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Një fytyrë për 61 bashki!”, Meta nga Paskuqani: Çehrja e kryerilindasit tregon rezultatin e 14 majit

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme ka qenë prezent në takim e zhvilluar me demokratët për prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Paskuqanin, Arjan Hoxha.

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se në 14 maj duhet t’i japin fund korrupsionit në nivel vendor.

“Duhet të krijojmë kushtet që të rinjtë të mos largohen nga familjet e tyre. Edhe 2 javë na ndajnë nga fitorja e jashtëzakonshme e 14 majit. Para pak ditësh ishim në jug dhe kishte një atmosferë të jashtëzakonshme.

Është vërtetë një gjeografi fantastike e fitores tonë dhe mjafton të shohësh çehren e kryerilindasit për të kuptuar sa dramatik do jetë rezultati i 14 majit për të. I keni parë posterat e tij, në cilën bashki kandidon ky njeri?

Çfarë pune ka kryeministri me kryetarin e bashkisë? Çfarë qenka kjo parti që nuk ka kandidatë por ka një fytyrë për 61 bashki. Ashtu është, sepse janë 61 kukulla, është Kipja këtu, Kipja në Durrës, Kipja në Tiranë, e kudo në vend.

A ka ndonjë njohje të re ndërkombëtare për Kosovën që kur ka ardhur Rama. Kush është i vetmi që ka hedhur në gjyq kryeministrin e Kosovës? Kush kryeministër shqiptar ka vendosur në dyshim kufijtë e Kosovës? Nuk janë të rastësishme këto.

Gjithçka është e programuar. Në 14 maj i japim fund korrupsionit në nivel vendor. Këta janë mësuar që gjithë Shqipëria të punojë për 5 veta.

Arroganca e këtyre dhe korrupsioni janë pa mbarim ndaj dhe ndëshkimi duhet të jetë i tillë. Edhe 2 javë, do fitojmë në mënyrën më bindëse në gjithë Shqipërinë dhe Arjan Hoxha do jetë ndër kryebashkiakët më të votuar në vend”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit