Kryeministri Edi Rama në një postim në facebook ka premtuar se më shumë se 18 mijë punonjës të sistemit shëndetësor do të përfitojnë rritje page në dy vitet e ardhshme.
“Më afër familjes dhe shoqërisë, me paga më të mira. Në dy vitet e ardhshme do të ketë sërish rritje të pagës nga 26%-34% për rreth 18,858 punonjës të Sistemit Shëndetësor”, ka shkruar Rama eksa ka ndarë edhe një video të një mjeku që u bën thirrje bluzave të bardha për të mos u larguar nga vendi.