Avokati Ergys Selmani 50-vjeç është rrahur sot në zyrën e tij nga një qytetar. Autori është D. Sh. 34 vjeç, banues në Fier.
Ngjarja ndodhi në zyrën e avokatit pranë gjykatës së Fierit. Personi që e ka dhunuar ka qenë në proces divorci dhe Selmani ka qenë avokat i palës paditëse.
Avokati është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Autori është shpallur në kërkim.