Ish-presidenti i vendit Ilir Meta ka mbërritur në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit për të marrë pjesë në cermoninë mortore të babit të tij, Rexhep Meta, i cil ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 83 vjeçare.
Siç shihet edhe në pamjet e fotos Ilir Meta, pasi ka lënë ambientet e burgut është i shoqëruar nga Forcat Speciale të Policisë, lejen i cili e ka marrë dje nga SPAK.
Sipas burimeve bëhet me dije se varrimi do të mbahet në orën 12:00 dhe leja për Metën është parashikuar deri në orën 21:00 të darkës, sipas procedurave ligjore në fuqi.









