-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Sytë katër”, me celular e syze/ Si spiunët anglezë informonin killerin portugez për lëvizjet e Ardian Nikulajt!

Kryesoret

Personat që shikoni në foton e mësipërme janë katër shtetasit anglezë, që akuzohen si informatorët e killerit portugez, Ruben Saraiva. Ky i fundit ekzekutoi disa ditë më parë në ambientet e hotelit të tij, biznesmenin Ardian Nikulaj.

4 britanikët, të gjithë në rolin e vëzhguesve kanë qëndruar në hotelin e biznesmenit Ardian Nikulaj. Nga kamerat e sigurisë është filmuar shtetasja britanike Harriet Bridgeman, nga Bristol. Po ashtu dhe personat e tjetër të shpallur në kërkim Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt.

Në to ata shfaqeshin në ambiente të ndryshme të hotelit e restorantit të viktimës. Ata prezantoheshin si turistë. Por në të vërtetë qëllimi që kishin ishte vëzhgimi i lëvizjeve të biznesmenit.

Harry Simpson njëri prej shtetasve anglez, ishte personi i parë që u dyshua të kishte lidhje me këtë krim. Ky person ka hyrë në Shqipëri me 5 ditë para ngjarjes me 14-prill. Ai ka qëndruar në zonën turistike të Shëngjinit duke mbajtur nën vëzhgim viktimën.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton të jetë marrë në aeroportin e Rinasit nga shtetasi Edmond Haxhia, i cili sipas policisë rezulton të jetë porositësi, financuesi dhe organizatori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Haxhia e ka sjellë anglezin deri në qendër të Shëngjinit. Aty ka marrë një taksi që e ka çuar deri tek hoteli.

Gjatë akomodimit në hotel ai është treguar i kujdesshëm, duke mbajtur kapele dhe duke mos u regjistruar me emër në recepsion me pretendimin se kishte harruar mjetin e identifikimit në mjetin e mikut të tij shqiptar që e kishte marrë në aeroportin e Rinasit, ndërsa ishte paraqitur si turist duke bërë dhe plazh.

Në momentin e ngjarjes ai ka qene brenda lokalit të viktimës dhe menjëherë ka shkuar tek hoteli ku ishte akomoduar duke treguar atë çfarë kishte ndodhur dhe pas konsumimit të një birre ka marrë rrobat dhe është larguar me një taxi drejt aeroportit të Rinasit nga ku udhëtuar më pas drejt Londrës.

Shtetasi anglez Harry Simpson për të cilin u krijuan që në fillim dyshime si i përfshirë në ngjarje në rolin e informatorit, u arrit të identifikohet nga pagesa që kishte bërë në hotel përmes tërheqjes së parave nga banka, ndërsa të njëjtën mënyre ka vepruar dhe në dy hotele të tjera që ka qëndruar duke mos u regjistruar.

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e 19-prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin u arrit të zbardhet në harkun kohor të 1 jave dhe për këtë ngjarjes janë shpallur në kërkim 1 shtetas portugez në rolin e ekzekutorit, 1 shqiptaro-britanik në rolin e organizatorit dhe financuesi dhe 4 anglez përfshire dhe një femër si bashkëpunetor në këtë krim që dyshohet të ketë ndodhur për gjakmarrjes.

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA POLICIA:

Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)

Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)

Harry Simson, shtetas britanik

Harriet Bridgeman, shtetase britanike

Thomas Mithan, shtetas britanik

Steven Hunt, shtetas britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt)

4 britanikët Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, portugezi Ruben Saravia dhe Edmond Haxhia akuzohen për “Vrasje për Gjakmarrje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit