Ekzekutori portugez Ruben Saraiva që i mori jetën biznesmenit Ardian Nikulaj bëri disa gabime para dhe pas ekzekutimit që sollën identifikimin dhe zbulimin e tij nga policia duke e shpallur në kërkim.
Një nga dëshmitë që ka çuar në identifikimin e tij ka qenë e punonjësit e karburantit në itinerarin Gocaj-Balldre-Lezhë. Ai ndaloi në një pikë karburanti në orën 11:27 minuta.
Ai ka deklaruar se i është drejtuar me shprehjen “Ten lekë benzinë” dhe i ka zgjatur një kartëmonedhë 2 mijë Lekëshe. Punonjësi i karburantit tha se i ka furnizuar motorin me 1 mijë lekë benzinë dhe i ka kthyer portugezit kusurin.
Ndërkohë që njëri nga spiunët anglezë është fiksuar brenda restorantit “Coral” duke pirë birra si dhe luan bilardo me një të mitur. Ai është kapur nga kamerat duke folur shpesh në telefon përpara vrasjes./ KlanNews
Me flokë të gjata dhe mjekër! Del fotoja e re e portugezit që vrau biznesmenin në Lezhë