Nëntë persona janë përplasur fizikisht në orët e para të ditës së sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës dhe shkak është bërë një vajzë.
Pesë persona kanë qenë në njërin krah dhe katër në grupin tjetër. Pas sharjeve dhe ofendimeve erdhi radha e përleshjes fizike dhe në fund e plumbave.
Por fatmirësisht të shtënat ishin në ajër. Personi që qëlloi Xh. C. 37 vjeç është arrestuar. Sekuestrohet arma e zjarrit, tip pistoletë.
“Xh. C. rreth orës 03:00 së bashku me F. Xh., A. Xh., M. K., dhe E. C., janë konfliktuar për motive të dobëta me K. K., V. Q., F. N., A. N., dhe gjatë konfliktit Xh. C. ka qëlluar më armë zjarri në ajër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas” njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.