-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fëmija i 12-të i familjes! Një “kulak” demokrat në studion e Ramës

Kryesoret

I ftuari i radhës i kryeministrit Edi Rama në “Podcast” ka qenë një sipërmarrës, Agim Xhindoli që rrëfeu jetën e vështirë në regjimin komunist dhe suksesin në demokraci. “Unë jam fëmija i 12-të i prindërve, të ndjerëve që quhen Xhevdet Xhindoli dhe Fahire Xhindoli.

Kemi qenë 7 fëmijë që jemi rritur, 5 kanë vdekur të vegjël. Ne jemi një familje myzeqare, lindur e rritur në Lushnje, një familje që, si ta quajmë, rrjedh nga një familje bejlerësh dhe sistemi siç ishte në atë kohë dhe pastaj kemi pasur pak atë “njollën” në biografi, “Kulakë, reaksionarë. Jemi rritur në një dhomë 4 me 4.

Jashtë kishim një hamam, kishim një kuzhinë të vogël, por lagja që kemi qenë ne na kanë përkrahur jashtë mase, na kanë mbështetur nga të gjitha drejtimet. Që në moshën 10 vjeç, çdo ditë të diele unë shkoja dhe shisja ujë me gjym, mbushnim ujë në një pus, 1 gotë 1 lek.

Pastaj, 3 muajt e beharit punonim që nxirrnim vetë lekët e librave, të çantës, të veshjeve, atletet, ato që vishnim” tregoi ai mes të tjerash. Gjatë bisedës, Rama nuk i kurseu batutat me të ftuarin. “Ky ishte demokrati i zjarrtë dhe sipërmarrësi i zjarrtë Agim Xhindoli nga Lushnja”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit