Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur se në qytet shikon punime elektorale.
Në postimin e publikuar Boçi shkruan se problemet duhen zgjidhur nga rrënja, por duhen kapur nga koka, ashtu siç sipas tij do të bëjnë qytetarët në 14 maj.
Ai evidenton dhe listoi një sërë problematikash në Elbasan, duke nisur nga mungesa e meritokracisë dhe problemet me arsimin, që sipas tij bëjnë që të rinjtë të largohen nga vendi.
Reagimi i Boçit:
Reflektim pas një dite të gjatë nëpër rrugët e qytetit…
Problemet kapen nga rrënja, por ato zgjidhen nga koka.
Kur një njeri vëren se një rrugë është e pashtruar dhe vendos të flasë për këtë, fjala e tij përkufizohet nga mjedisi ku ai flet.
Për një banor – një rrugë e pashtruar është një realitet i përditshëm që ai e urren. Në heshtje, por e urren! Nëse flet për të, do të thotë se është i revoltuar.
Për një administrator publik – një rrugë e pashtruar është një problem teknik: nëse i japin fondet, ai e rregullon. Por fondet i kontrollon politika.
Për një njeri që vjen nga politika, si unë – një rrugë e pashtruar (në periferi apo larg qendrës së qytetit) është një parim kushtetues i shkelur. Një rrugë e pashtruar dëshmon se banorët e të njëjtit territor nuk janë të barabartë përpara ligjit dhe ata marrin nivele të ndryshme shërbimi. Kjo rrugë denoncon njeriun politik, i cili drejton atë njësi, për të cilin banorët e asaj rruge nuk janë qytetarë të barabartë me ata të tjerët, që munden të jetojnë më në qendër.
Postimi i plotë