Dy shtëpi janë djegur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Llakatund në Vlorë. Fillimisht nga zjarri është përfshirë kati i parë i një banese dhe më ka marrë godina tjetër.
Paraprakisht mësohet se dy shtëpitë janë në pronësi të Luftije Fanajt dhe Petrit Izetit. Flakët kanë shkaktuar panik, britma dhe thirrje për ndihmë nga familjarët.
Në spital ka të lënduar. Zjarrfikësja po vendos flakët nën kontroll. Pista e parë që po hetohet lidhet me një konflikt të njërës prej dy familjeve me dhëndrin, i cili dyshohet se i ka rrahur dhe vendosi flakën.
Panik dhe ulërima! U vihet zjarri dy shtëpive natën në Vlorë