-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti i frikshëm në Vlorë, reagon Policia: Njëri prej shoferëve ishte “tapë”!

Kryesoret

Policia e Vlorës ka reaguar pas aksidentit të ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në një kryqëzim pranë ish-shtëpisë së oficerëve.

Për pasojë, një prej mjeteve ka përfunduar brenda në një lokal. Dy persona janë transportuar në spital pasi kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që po hetohen shkaqet e tij.

Sipas policisë, të dy drejtuesit e mjetit kanë qenë me patentë me vete, por njëri prej tyre rezultoi pas testit të alkoolit se ishte i dehur në masën 0. 254 mg/l.

“Vlorë/Informacion paraprak: Sot, rreth orës 17:30, në lagjen “28 Nëntori”, pranë mobileri “Aliko”, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 29 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Ford” me drejtues shtetasin B. S., 28 vjeç, automjeti i këtij të fundit, si pasojë e përplasjes ka dëmtuar fasadën e jashtme të një lokali.

Foto/ Aksident në Vlorë, makina përfundon brenda në lokal

Gjithashtu si pasoje e aksidentit, kanë ngelur të dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjerja që ndodhej në të, të cilët pas marrjes së mjekimit, dolën nga spitali.

Drejtuesve të automjeteve, të dy të pajisur me leje drejtimi, ju krye testi i alkoolit i cili rezultoi 0. 254 mg/l për shtetasin A. A dhe 0. 000 mg/l për shtetasin B. S. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në reagimin e Policisë së Vlorës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit