-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banorët e Bërxullës të frikësuar për të protestuar: Duan të na fusin në burg

Kryesoret

Si çdo të diele edhe kjo e diele i ka gjetur banorët e Bërxullës sërish në protestë kundër projektit të aksit Thumanë-Kashar.

Projekt i cili prek banesat e banorëve të Bërxullës. Kryeplaku i fshatit i pranishëm në protestën e zhvilluar është shprehur që janë denoncuar nga policia e Vorës në Prokurori.

Sipas banorëve ata rrezikojnë të përfundojnë në burg për shkak të protestave që ata po zhvillojnë.

“Kërkojmë zgjidhje, marrëveshje e dialog, por këta nuk ulen që të na japin zgjidhje. Jam denoncuar në Prokurori së bashku me familjen. Turpin ta kenë ata që na kanë çuar në prokurori. Janë 5 familje, së bashku me fëmijë. Por është vendosur të mos procedohemi penalisht pasi në shpresën zyrtare të Prokurorisë thuhet se jemi në të drejtën tonë.

Jemi denoncuar nga Komisariati i policisë Vorë, duan të na zhdukin, të na fusin në burg, që të mos ketë njeri që të dalë në protestë. Unë do i kthejë denoncimin. Nuk jam sjellë asnjëherë kundra ligjit. Nuk i kemi krijuar askujt probleme, jam paditur për të dytën herë familjarisht. Një zonjë që hipi në shtyllë është paditur për këtë. Do shkoj në Hipotekë të martën për të gjitha procedurat që i kam çuar drejtorit të Hipotekës aty. Dosjet që kanë mangësi duhet të plotësohen. S’duam që të bëhen dokumente për të na mbyllur sytë, por të jetë e kompletuar,” u shpreh banori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit