-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Diplomati: Rusia përmes Serbisë do të vazhdojë ta destabilizojë Kosovën

Kryesoret

Diplomati, Avni Spahiu është shprehur në një intervistë për The Geopost se Rusia përmes Serbisë do të vazhdojë që të krijojë destabilizim në Kosovë.

“Rusia do të vazhdojë edhe më tutje, përmes Serbisë që të krijojë destabilizim në Kosovë, kjo po ndodh edhe përmes përdorimit të propagandës të asaj fushatës dezinformuese dhe aspekteve të tjera që krijojnë situatë të pasigurt”, u shpreh Spahiu.

Ish-ambasadori i parë i Kosovës në Washington D.C. theksoi se Rusia vazhdon të bëjë përpjekje për të shkaktuar jo-stabilitet në vendet e Ballkanit.

“Pjesë e kësaj lufte hibride moderne që po organizon dhe gjatë tërë kohës, Rusia ka bërë përpjekje dhe vazhdon të bëjë që të shkaktojë jo-stabiliotet në vendet e BallKanit, pasi që po flasim për Ballkanin”, shtoi diplomati.

Nga ana tjetër ai shtoi se Shtëpia e Bardhë po bën përpjekje që ta riorientojë Serbinë drejt Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Diplomati kosovar tregon rastin se si propaganda serbe kishte shpifur kundrejt Kosovës, pas lidhjes së një marrëveshje me shtetin amerikan të Iowas.

Në këtë intervistë, Spahiu ka folur edhe për atë se si SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një fokus më të madh në Ballkan.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit