-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kemi boll kriminelët tanë”, gjykatësi britanik: Nuk na duhen nga Shqipëria

Kryesoret

Një shqiptar është dënuar me 18 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u kap duke grabitur një banesë ku kultivohej kanabisi, apo siç përcaktohen ndryshe “shtëpi bari”.

Gjatë dënimit të dhënë për të, gjykatësi Simon Batiste “ka qortuar” shqiptarin Fatmir Limani, i cili ishte dëbuar më herët nga Britania e Madhe për të njëjtën vepër penale dhe u rikthye sërish në vend për të kryer krimin për të cilin u arrestua.

“Mjerisht, Mbretëria e Bashkuar ka shumë kriminelë tanët. Nuk kemi nevojë t’i sjellim nga Shqipëria”, mësohet se është shprehur gjykatësi britanik.

Sipara raportimeve nga media britanike “Daily Mail”, shifrat tregojnë se 75% e shqiptarëve që kanë mbërritur ilegalisht në Britaninë e Madhe, kanë kryer të paktën një vepër penale dhe se 30% e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar kontrollohet nga krerët e bandave shqiptare.

Mes të tjerash në artikull, Daily Mail u referohet shqiptarëve si kontingjenti më i madh i të burgosurve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar me një total prej 1582 të burgosurish.

Këtë vit deri më tani, 93 shqiptarë janë burgosur me një kosto për taksapaguesit britanikë prej 17 milionë paundësh për vepra të rënda si vrasja, përdhunimi, rrëmbimi dhe vjedhjet, përfshirë 14 në javën e kaluar.

Shqiptarët përbënin përqindjen më të madhe të më shumë se 45,000 njerëzve që kaluan Kanalin ilegalisht vitin e kaluar. Në një fazë verën e kaluar, ata përfaqësonin 60 përqind të të ardhurve me varka të vogla. Mijëra kërkuan azil, edhe pse Shqipëria konsiderohet ‘e sigurt dhe mikpritëse’ nga Ministria e Jashtme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit