Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ditën e sotme ka prezantuar kandiatin për bashkinë në Malësinë e Madhe Tonin Marinaj.
Gjatë fjalës së tij, Rama respektoi ezanin e hoxhës në qytetin e Koplikut, ndërkohë solli në vëmendje se harmonia fetare në Shqipëria ka qenë dhe do mbetet vlera më e çmuar e vendit.
“Shqipëria gjendet në një kthesë të madhe, dhe e ka të domosdoshme të ecë përpara dhe të mos kthehet kurrë më mbrapa.
Kjo zonë e Shqipërisë ka nxjerrë shumë figura të historisë, figura të komuniteti katolik, mysliman, por unë nuk njoh asnjë prej tyre që t’i ketë fryrë përçarjes fetare, përkundrazi prej tyre kam mësuar se shqiptarët janë një dhe se katolikët e myslimanët, në radhë të parë janë shqiptarë, pastaj janë katolikë e myslimanë.
Meqenëse hyri në mes falja e hoxhës, e solla këtë. Shqipëria kurrë s’ka qenë me e respektuar në sytë e botës. Nuk ka qenë më e barabartë në tryezë me më të mëdhenjtë e botës”, tha ai.