Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka njoftuar se e ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Për mes postimit Kurti ka diskutuar për agjendën e nesërme të takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Kurti ëshët shprehur se gjatë bisedës me Chollet ka theksuar rëndësinë e implementimit të Marrëveshjes Bazë dhe të Ankesit në tërësinë e tyre dhe në mirëbesim.