-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj tregon se ku do të ndërtohen shkollat e reja në Tiranë

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj foli për ndërtimin e shkollave të reja në kryeqytet dhe planin e bashkisë për mandatin e ardhshëm.

Në një intervistë në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, ai u shpreh se Tirana ka nevojë për të paktën edhe rreth 12 shkolla të reja, duke iu referuar numrit të popullsisë që ka aktualisht.

Ai tha se Bashkia e Tiranës do të ndërtojë dy shkolla në rrugën “Tre Dëshmorët” në Kombinat, dy shkolla në zonën e Kasharit dhe një tjetër shkollë në vijën e parë të Astirit.

“Unë besoj se për popullsinë që kemi tani duhet të ketë edhe 10 shkolla të tjera, rreth 10-12 shkolla të tjera. Janë ndërtuar në mënyrë të njëtrajtshme. Sepse janë ndërtuar shkolla dhe në Pezë. Katër shkolla në Pezë. Në Pezë kishte lënë territor komuna. Kishte një plan urbanistik Peza. Nuk kishte lekë. Por kur erdhi bashkia e madhe e futi dhe Prezën brenda. Komuna tha ja ku i kemi tokat për shkolla por nuk kemi pasur para se nuk na dilte. Të njëjtën gjë bëri edhe Petrela. Por Komuna e Petrelës, demokratë kanë qenë edhe ata nuk e kanë problem.

Duke pasur bashkinë arritëm që ta bënim edhe në komunën e Petrelës. Ajo që na ka ndodhur është se në zonën e Astirit nuk kemi pasur asnjë terren. Pavarësisht se ishte vetëm 20 metra në vijë ajrore në anën tjetër të rrugës “Teodor Keko” nga njësia 7. Në fakt njësia administrative ishte kufiri i Kasharit me Tiranën.

Aty mbaronte vija e verdhë. Sot jemi në një situatë ku edhe aty i kemi gjetur terrenet. Do jenë dy shkolla te rruga “Tre Dëshmorët” pas Kombinatit të mishit në Yzberisht, do jenë dy shkolla në zonën e Kasharit dhe  një shkollë tjetër në vijë të parë të Astirit. Mandatin tjetër ajo do quhet lagja Rilindja se do ketë përfituar më shumë”, deklaroi Veliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit