Ish-ambasadori shqiptar, Flamur Gashi, i ftuar në “5 Pyetjet” foli në lidhje me atë që pritet të ndodhë këtë të martë në takimin në Bruksel të delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës.
Sipas Gashit, dy çështjet kryesore që pritet të diskutohen në këtë takim janë asociacioni dhe të zhdukurit, për të cilat shtoi se arritja e një dakordësie është e vështirë nëse nuk ka ndërhyrje nga palë të treta.
“Të zhdukurit dhe asociacioni janë tema shumë të ndjeshme dhe pa ndërhyrjen e palëve të treta, është vështirë të arrihet një marrëveshje.”, u shpreh ndër të tjera në “5 Pyetjet”, ish-ambasadori Flamur Gashi.