-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e bllokoi ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë? Veliaj në “5 Pyetjet”: Shkak, konfliktet e pronësisë!

Kryesoret

I ftuar në “5 Pyetjet”, Erion Veliaj tha se ndërtimi i shkollave vitin e shkuar u bllokua për shkak të rritjes së çmimeve të çelikut dhe betonit si pasojë e luftës në Ukrainë.

Bashkë me 5 shkollat e Astirit, Veliaj tha se do të ndërtohen edhe katër shkolla të tjera te kopshti Botanik, në zonë e Parkut Olimpik dhe Sauk.

Veliaj theksoi se bashkia që ai drejton ka ndërtuar 40 shkolla dhe krahasohet me një administratë që në katër vite nuk bëri asnjë shkollë.

“Në zonën e Astirit kemi 5 shkolla. Çfarë ndodhi vjet? Vjet ndodhi që kur ne u përgatitëm për të hedhur lotin, pasi kishim zgjidhur të gjithë konfliktet e pronësisë u rrit çmimi i jashtëzakonshëm i çelikut dhe betonit. Nuk erdhi askush të bënte shkollat. Me të drejtë thonë që me 3-fishimin e çmimeve që pësuam prej një lufte që nuk e organizuam ne, u bë e pamundur që me ato buxhete që ne kishim bërë një vit përpara që të vinte dikush të aplikonte.

Tani janë kthyer çmimet në realitet, kemi sqaruar dhe tokat dhe do kemi jo vetëm 5 shkollat e Astirit, një shkollë e kemi te cepi i Kopshtit Botanik. Një shkollë tjetër e kemi te parku Olimpik, shkolla “Dritëro Agolli”. Kemi edhe dy shkolla të tjera në Sauk. Është pa dyshim një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi bërë 40. 

Krahasohemi me një administratë që nuk ka bërë asnjë shkollë. Përkundrazi, shkollën “Betim Muço” e ktheu në shesh për pallat në Kombinat, shkollën “Kosova” e kishte bërë lejen gati për pallat dhe fushën e Laprakës e kishte bërë gati për pallat. Unë i kuptoj këta, unë jam gati të jap llogari. Pse 40 dhe jo 50? 40 me zero është prapë një rezultat mbresëlënës”, deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit