-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fyerje kundrejt burokratëve rusë, kreu i Wagnerit kërkesë për më shumë municione

Kryesoret

Kreu i grupit më famëkeq të Rusisë i ka kërkuar ministrisë së Mbrojtjes të vendit që t’u sigurojë mercenarëve më shumë municion.

Themeluesi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin tha se mercenarëve iu duhen të paktën 300 tonelata predha në ditë për të vazhduar luftën në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut.

“Treqind ton në ditë janë 10 kontejnerë mallrash – aspak shumë… por ne po na jepet më pak se një e treta e kësaj”, tha ai në një video të filmuar me sa duket nga qyteti Soledar, në verilindje të Bakhmutit.

Prigozhin është përplasur shpesh me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë për atë që ka pretenduar se është mbështetje e pamjaftueshme për luftëtarët e tij, raporton skynews.

Trupat e Wagnerit kanë udhëhequr sulmin prej muajsh në Bakhmut dhe Prigozhin tha më 11 prill se forcat që drejton, kontrollojnë më shumë se 80 për qind të qytetit.

Në një video të veçantë, udhëheqësi Wagnerit deklaroi se nëse është e shkruar që mercenarët të vdesin, kjo nuk do të ishte “shkaku i ushtrisë ukrainase apo NATO-s, por për shkak të burokratëve prostitutë të vendit tonë”.

Luftimet në Bakhmut janë kthyer në një luftë shkatërruese, ku asnjëra palë nuk dëshiron të tërhiqet.

Kievi dhe Perëndimi kanë minimizuar rëndësinë strategjike të qytetit, megjithëse Ukraina gjithashtu ka refuzuar vazhdimisht të tërheqë trupat e saja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit