Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vorë ku 70-vjeçari me inicialet Q. B ka goditur me sëpatë pas koke gruan e tij 68-vjeçaren me inicialet, V. B.
Ajo është jashtë rrezikut për jetën ndërsa bashkëshorti i saj është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i Policisë:
Vorë/Informacion paraprak
Më datë 01.05.2023, në Vorë, shtetasi Q. B., 70 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sopatë) bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., 68 vjeçe.
Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.