Drejtësia greke është shumë pranë zbardhjes së plotë të vrasjes së gazetarit Giorgos Karaivaz.
Sipas të gjitha dëshmive që policia ka në dorë, Yiannis Lalas, fotoja e të cilit është publikuar nga “Zougla”, mësohet se është njeriu që ka tërhequr 13 herë këmbëzën dhe ka vrarë gazetarin investigativ.
Nga materiali hetimor rezulton se drejtuesi i furgonit të bardhë që shoqëronte makinën e vrasësve ishte Stratos Lalas.
Përfshirja e vëllezërve Lalas në vrasje është bërë e mundur nga prania e furgonit të bardhë në pamjet e kamerave të sigurisë.
Ky furgon mbante adresën e firmës së pastrimit në pronësi të gruas së Stratos Lalas, e cila është me origjinë shqiptare.
Ashtu siç edhe bashkëshortja e Yiannis Lalës është me origjinë shqiptare.