-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merr fund misteri! “Vëllai” vrau gruan shqiptare, manovra e nxori zbuluar

Kryesoret

Autori i dyshuar i vrasjes së Anila Ruçit ka lënë sot ambientet e spitalit në Itali. Osman Bilyhu, 31 vjeç është dërguar në burgun e Torre del Gallo, raportojnë mediat italiane.

Kushtet e tij shëndetësore u përmirësuan pas ngjarjes së rëndë ku vdiq 38-vjeçarja Anila Ruci, me të cilën jetonte në zonën e Scaldasole.

31-vjeçari që viktima e kishte prezantuar te fqinjët si vëllain e saj por nuk ka lidhje familjare mes tyre u gjet me plagë të rënda në bark dhe kraharor më 19 Prill.

Ai kishte deklaruar para policisë se i kishte marrë plagët nga “një sulm me thikë nga një person i panjohur, gjatë së cilit u vra gruaja ndërsa ai u plagos”.

Por kjo dëshmi mbeti e pabesueshme për hetuesit derisa kuptuan se plagët në trupin e tij ishin shkaktuar nga vetë ai, gjë e cila u verifikua më pas edhe nga ekspertiza e mjekëve.

Po ashtu, u morën nën shqyrtim kamerat e sigurisë të cilat nuk filmuan asnjë person tjetër që të hynte apo të dilte nga shtëpia e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit