Policia ka arrestuar një 36-vjeçar nga Siri Lanka pasi ka tentuar të ndihmonte një 34-vjeçare nga Sri Lanka, që të kalonte kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme.
“Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin J. J., 36 vjeç, banues në Paris, Francë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. L., 34 vjeçe, banuese në Shkodër.
36-vjeçari ka tentuar të kalojë me automjetin e tij, në PKK Hani i Hotit, në mënyrë të paligjshme, shtetasen J. L., nga Sri Lanka.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.“, njofton policia.