-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“5Pyetjet.al” publikon videon! Këtu nisi gjithçka për Luizin, festë, puthje dhe përqafime

Kryesoret

Luiz Ejlli tashmë është fenomen. Prej fundit të dhjetorit të vitit të kaluar kur është futur në “Big Brother VIP” ka pushtuar rrjetet sociale dhe ekranet. I madh dhe i vogël. Nuk ka njeri që të mos flasë për këngëtarin shkodran dhe batutat e tij.

Futja në “Big Brother VIP” ishte skena e duhur për t’u rikthyer edhe njëherë në syrin e publikut shqiptar pas një shkëputje mbi një dekadë. Luizi është ngulitur në memorien e shumë shqiptarëve prej vitit 2004 kur fitoi “Ethet e së Premtes”.

“5Pyetjet.al” sjell për publikun një video të rrallë të momentit që Luizi u shpall fitues i “Etheve” dhe prapaskenave të festës, të pa transmetuara më parë të lotëve të gëzimit, urimeve dhe përqafimeve të konkurentëve të tjerë që ishin në garë dhe jurisë.

Në edicionin e “Etheve” që u mbajt në vitin 2004, ku fitues u shpall Luis Ejlli, i cili më pas përfaqësoi edhe Shqipërinë në Eurovision pjesëmarrës ishin edhe emra të tjerë të njohur që më pas do të bëheshin të famshëm si Samanta Karavella, Teuta Kurti, Vesa Luma, Rona Nishliu, Kamela Islamaj etj. Juria ishte e përbërë nga profesionalistë të muzikës; Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Zhani Ciko dhe Zerina Kuke. Këtu nisi gjithçka për Luizin.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 5pyetjet.al (@5pyetjet.al)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit