Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ishte sot në Mallakastër për të kërkuar votën e qytetarëve për kandidatin, Agron Kapllanaj.
“E pra 14 maji është momenti që ajo bashki t’i kthehet jo Agron Kapllanajt, t’i kthehet qytetarëve të Mallakastrës dhe kjo mund të bëhet duke qenë të gjithë së bashku.
Nuk po flas për të gjitha projektet që Agroni m’i ka lënë këtu. Eshtë shumë mirë që juve të gjithë motra, vëllezër t’i mbani mend të gjitha ato projekte, ato premtime që Agron Kapllanaj tha këtu.
Sepse pikërisht me këto premtime dhe më këtë fjalë të mbajtur duke filluar nga 15 maji, pas dy javësh, do të fillojë realizimi I këtyre premtimeve, të filloni të vlerësoni Agronin e të vlerësoni Partinë Demokratike për mënyrën e re që duhet dhe mund të qeverisi shqiptarët” tha Alibeaj.
Agron Kapllanaj është denoncuar nga Sali Berisha si njeri i afërt me pushtetin nisur nga fakti që vëllai i tij përmes firmës “Shkëlqimi 07” ka përfituar disa tendera publikë në Tiranë dhe bashkitë e tjera që drejtohej nga socialistët.