-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E goditi burri me sëpatë, flet e moshuara: Donte të më vriste

Kryesoret

Vasilika Budlla është gruaja e cila u plagos nga Qazim Budlla i cili u arrestua ditën e sotme nga policia e Vorës.

Fatmirësisht gruaja pasi mori mjekimin e nevojshëm është në gjendje të mirë shëndetësore  dhe ka rinisur jetën e përditshme, por tashmë e vetme. Në një intervistë për Për Klan News ajo ka rrëfyer arsyen e dhunës.

Shkoi mori sëpatën atje, erdhi me vrap dhe vetëm kur ma hyni kështu nga mbrapa. Kam shpëtuar mirë, nuk e lëshonte sëpatën se donte të më binte prapë. Unë shpëtova kot!’

Të martuar prej shumë vitesh dhe pa fëmijë, gruaja tregon motivin pse bashkëshorti e dhunoi mbrëmjen e të hënës.

‘Thoshte ke pru kollovarë në shtëpi, shkon e bredh, vetëm nga këto problemet filloi këto kohët e fundit.’

Ajo thotë se bashkëshorti herë pas herë shfaq probleme të shëndetit mendor.

Filloi kështu kot më kot, kështu nuk ka kartelë, por që është i sëmurë. Përherë e ka pasur atë nervin.

Për shkak të 40 viteve martesë, thotë se edhe mund ta falë, por ka një kusht.

‘Në qoftë se është i sëmurë të rrijë në spital dhe të kurohet, nëse ai rri mirë dhe nuk e bën atë gjë, le të vijë.’

Qazim Budlla, u arrestua nga policia me akuzat e dhunës në familjes dhe të plagosjes me dashje. Para oficerëve të policisë ai tha se nuk mban mend veprimet që ka kryer.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit