Një autobus pasagjerësh është përmbysur këtë të diel në Turqi, në aksin rrugor Malatya–Adıyaman, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Sipas burimeve bëhet me dije se të paktën katër persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku disa prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit. Gjendja e disa prej të plagosurve raportohet e rëndë.









