Qazim Budlla 70 vjeç është arrestuar nga policia pasi ka goditur me sëpatë bashkëshorten e tij Në Vorë.
Fatmirësisht bashkëshortja ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin Q. B., 70 vjeç, banues në Breg Shkozë, Prezë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.