-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I penduar për lidhjen me Keisin? Edhe Kristi i vë “kapakun” historisë së tyre

Kryesoret

Krist Aliaj dhe Keisi Medini, nisën një romancë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, e cila nuk zgjati shumë gjatë.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Keisi kërkoi që të përfundonte romancën që kishte nisur me Kristin pasi dëshironte të fokusohej më shumë në lojën e saj.

Mirëpo pas daljes nga shtëpia, kur këngëtarja u pyet nëse do ta vazhdonte jashtë atë që la përgjysmë në BBV me Kristin, ajo u përgjigj duke thënë se pasi të mbarojë spektakli do të jetë në pritje të një mesazhi nga ai, pra modelja duket se e ka menduar dhe njëherë rikthimin me finalistin.

Mirëpo duket se nuk mendohet e njëjta gjë nga Kristi. Së fundmi, në shtëpinë e famshme është zhvilluar programi “Wake UP” nga dy moderatorët e programit Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi ku kanë intervistuar Kristin, i cili është pyetur nëse mendon se pas daljes mund të ketë një rikthim mes tij dhe ish-banores.

Ai u përgjigj se do dukej e çuditshme të kërkonte të njëjtën gjë që është mbyllur njëherë, duke lënë të kuptohet se nuk ka hapësirë për rikthim.

“Me mendime nuk do flas, si u zhvillua këtu me mënyrën si përfundoi këtu do ishte çudi të riktheheshim dhe të kërkoja të njëjtën gjë nëse diçka mbyllet me mirë të jetë e mbyllur…”, u përgjigj ai.

Nga ana tjetër, tashmë që është larguar nga shtëpia, Keisi duket se i ka vënë kapak kësaj historie, qëkur ka mësuar për partneren që ai kishte lënë jashtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit