Paraditen e sotme familjarët e Leonard Thodhorit i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarit alias Fatmir Krasniqit të dy nga 46-vjeç, protestuan përpara drejtorisë së Policisë së Shtetit në Tiranë duke kërkuar rinisjen e kërkimeve për gjetjen e trupave. Brenda në takim me drejtorin e policisë, Muhamet Rrumbullaku ishte një përfaqësi e dy familjeve. Në dalje, vëllai i Fatmir Sulovarit, Gëzimi u shpreh se Rrumbullaku i kishte garantuar se kërkimet do të rinisin, por shtoi se nuk u kishte dhënë shpresë.
Familjarët e “Koçoles” dhe Sulovarit protestë tek dera e policisë: Duam trupat
“Kërkimet do të rinisin. Por nuk më dha shpresë. Më tha që “jemi në rrugë të mbarë”. Nuk më dha shumë shpjegime. Ia kemi lënë policisë në dorë që të gjejë trupat. Ne nuk kemi pasur probleme. Deri në këtë pikë. Se probleme të vogla kemi pasur. Nuk kemi asnjë lloj dyshimi. Edhe diskoja që kishte vëllai u prish konform ligjit.
I morëm pajisjet i çuam në shtëpi dhe kaq. Unë Leonardin s’e kam njohur, vëllai e kishte të njohur. Unë si Gëzim, nuk e kam njohur këtë Leonardin. Për çështjen e tokës nuk e di, sepse nuk kam diskutuar me Leonardin. Nuk e kam idenë. Në Vrinjë, shkuam se mund të jenë në Vrinjë, Xarë, liqen, ishin llafe, nuk kemi gjë konkrete” tha ai për mediat.
“O nëna më dëgjo…”! E ëma rrëfen amanetin e fundit të “Koçoles”: O bir kush të vrau