Fasada e një shkolle 9-vjeçare në Ersekë është shkëputur si pasojë e erës së fortë.
Sipas raportimeve fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Gjithashtu bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 kur procesi mësimor kishte përfunduar.
Rikonstruktimi i kësaj shkolle është kryer nga mesi i vitit 2018. Incidenti ka ndodhur si pasojë e cilësisë së dobët të punimeve.