Një 55-vjeçar është plagosur sot në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50 në lagjen “29 Nëntori”. Paraprakisht, sipas policisë dyshohet se pas një debati E. S. 42 vjeç ka goditur me çekiç Q. H., 55 vjeç.
I plagosuri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Eshtë shpallur në kërkim 42-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.