Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Pas takimit në Ohër, rëndësia e bisedimeve ditën e sotme janë po aq të rëndësishme pasi do të diskutohet në lidhje me dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Marrëveshjes.
Në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është bërë e ditur se përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak do të zhvillojë një takim të përbashkët me liderët duke filluar nga ora 18:00.
Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi/diskutimi mbi draft-statutin e parë të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Palët do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë çështje aktuale me rëndësi politike”, thuhet në njoftim.
Në fund të takimit, pritet një deklaratë e përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell.