Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim procedimin Bledar Zenelin, i akuzuar për nxitje të urrejtjes dhe propagandë me qëllime terroriste, falsifikim, etj.
Ky i pandehur, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për momentin, bënte postime publike nëpërmjet rrjeteve sociale duke shprehur simpati të hapur për sulmet terroriste siç ishin ai i ndodhur në datën 29 Tetor 2020 në Nicë të Francës, sulmi terrorist i ndodhur në Vjenë Austri, në datën 02.11.2020, dhe për të tjera akte terroriste apo veprimeve radikale e ekstremiste. Këto postime i bënte në profilin Elezi Ibrahimi, në Facebook.
30-vjeçari, Bledar Zeneli me profesion murator, u arrestua më 28 korrik 2022 me urdhër ndalimit të SPAK pasi akuzohet për nxitje të thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.