-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis seanca e radhës në Hagë, dëgjohet dëshmitari i pestë kundër Pjetër Shalës

Kryesoret

Ditën e sotme ka nisur edhe seanca e radhës në Hagë ku do të vazhdojë gjykimi ndaj ish- pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

Sipas njoftimit të bërë nga Dhomat e Specializuara seanca ka nisur që në orën 09:00.

Të hënën në Hagë u dëgjua dëshmitari i pestë kundër Pjetër Shalës. Dëshmitari që mban numrin 10, gjatë ditës së djeshme ka folur për shtabin e logjistikës në Kukës ku ka pretenduar se Shala “hynte e dilte pa pyetur askënd”.

Pjetër Shala e ka ndjekur këtë seancë nga qendra e paraburgimit, përmes video-lidhjes.

Dëshmitarit të pestë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) i janë bërë disa pyetje në seancë private për të vazhduar pastaj të përgjigjet në pyetjet e prokurorisë.

Ish-pjesëtari i UÇK-së po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021 dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sipas Speciales, krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit