Katër persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale. Dy prej tyre kanë dhunuar punonjësit e policisë për shkak të detyrës në momentin e shoqërimit në komisariat.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. G., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet prerës thikë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka dëmtuar derën e dyqanit të një shtetasi dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë.
-
D. Z., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë;
-
Sh. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis” mbyllet njoftimi i policisë Tiranë.