Një tjetër i ri shqiptar, 22-vjeç është arrestuar në Britani për kultivim kanabisi.
Por para drejtësisë, Ismail Tota u shpreh se u punësua nga dy persona për të ujitur bimë dhe nuk e dinte se ishte kanabis.
Brenda shtëpisë së barit u gjetën 63 rrënjë me vlerë rreth 27 mijë Paund. Gjithashtu i riu deklaroi se është kërcënuar me familjen nëse përpiqet të arratiset.
Gjykata e dënoi me 7 muaj burg dhe pas përfundimit të kohës së izolimit do të deportohet në Shqipëri.