-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim kryen porositë e fundit, i shkon në zyrë Rrumbullakut

Kryesoret

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ditën e sotme ka shkuar në zyrën e drejtorit të e Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku për të diskutuar për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Kim në një postim në rrjete sociale ku ka sqaruar edhe se me Rrumbullakun diskutuan bashkëpunimin në rritje SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike.

Ambasadorja theksoi rolin vendimtar të Policisë së Shtetit në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar.

Ndërkohë kujtojmë që disa ditë me parë Komiteti i Jashtëm i Senatit amerikan ka konfirmuar kandidaturën e David J. Kostelancik, në postin e ambasadorit të ri në Shqipëri. Pra misioni i Yuri Kim si diplomate e parë në Shqipëri është drejt fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit