Rrëfimi i një 17-vjeçari nga Heraklioni ka shokuar mbarë Greqinë pasi ai është shprehur se është përdhunuar çdo natë gjatë qëndrimit të tij 6 mujor në burg.
Ai ishte burgosur pas një sherri me të motrën, por kjo eksperiencë të cilën e ka kaluar nuk do ta harrojë kurrë. I mituri ka rrëfyer se natën nuk e zinte gjumi pasi e dinte se çfarë do të ndodhte.
“Unë u përdhunova nga pesë persona pothuajse çdo natë për rreth 15 ditë derisa u lirova. Njëri mbaronte, tjetri fillonte”, tregon i mituri për mediat greke, por pa u bërë publik identiteti i tij.
Por fatkeq nuk ka qene vetëm ai pasi ka rrëfyer se ata kishin abuzuar seksualisht edhe me një fëmijë tjetër në banjë.
Pas daljes nga burgut nëna e të miturit ka denoncuar rastin ne Heraklion.